Edi Rama e thotë troç: “Turizmin në Shqipëri e shpëtuan shqiptarët e Kosovës”

LAJME


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë dje se turizmin në këtë shtet e kanë shpëtuar turistët nga Kosova dhe ata vendorë.

Unë dje isha me një operator turistik dhe jashtë kamerave ma konfirmoi atë që di në fakt, që sezoni i kaluar nuk ishte me humbje. Ndërkohë që pandemia ishte realisht e fr1kshme për sektorin, por lëvizja që ne bëmë duke mos e mbyllur kufirin me Kosovën dhe fakti që shqiptarët në Shqipëri nuk mundën të ikin jashtë, bëri që hotelet të jenë plot”, tha Rama.

Ai shtoi se nuk beson që “kur i keni marrë paratë, nuk u janë dukur më pak se po jua japin shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, se nuk është se i ulët çmimet”.