Edi Rama: “Nuk jeni të detyruar të më pëlqeni, se nuk kam dalë për të kërkuar nuse!”

LAJME


Kryeministri Edi Rama tha gjatë një takimi me të rinjtë nga kombinati se qytetarët nuk janë të detyruar ta pëlqejnë për ta votuar pasi nuk ka dalë për të kërkuar nuse dhe as për të bërë krushqi.

“Sot në shkollat tona mësohet me librat e Oxfordit, me librat e Cambridge. Fëmijët tanë mësojnë me të njëjtat libra si në Europë. Ne i dhamë fund edhe probleme që kishin mësuesit. Ata trajt0heshin si skIIevër të një sistemi që nuk kishte asnjë respekt për figurën e mësuesit dhe ata të rinj që donin të bëheshin mësues.

Nuk jeni të detyruar ta përlqeni Edi Ramën. Nuk ka dalë për të kërkuar nuse se është i martuar, Nuk ka dalë për të bërë krushqi. Nuk ia përlqen Çitjanet me një klik në televizor mund ta hiqni. Nëse ju pëlqen Luli merreni foton e tij dhe vareni në mur, po të doni edhe putheni në xham. Por çështja është si puna e gomarit, kush ta bën punën. Nëse ke një biznes të vogël dhe je me PD, çfarë do ti, të të vënë taksën e sheshtë kur ti e ke taksën zero. Nëse je mësuese dhe je me PD, nuk ka asnjë problem. Por kush ta rriti rrogën e tij. PS është k undër taksës së sheshtë se ajo është krijuar për të mbështetur të pasurit.

Ne kemi vazhduar vaksínímin masív, Luli vazhdon infektímin masív. Nuk e ka sensin e përgjegjësisë. Njësoj si unë t’i thoha Belindës të mblidhte shumë njerëz dhe të krijonim këtu një qendër KOVID. Kur ti nuk respekton as të drejtën e njerëzve të tu më besnikë. Ju njihni Monikën më shumë se ajo di të bëjë shtëpi për vete, me aq shumë banjo. Shtëpi për të tjerët? Jo. Harrojeni”, tha Rama.

Ai tha se zgjedhja ideale nuk ekziston ndërsa këshilloi të rinjtë të mos qëndrojnë jashtë politikës duke gënjyer veten se në këtë formë do të shpëtojnë.

“Nuk ka zgjedhje ideale. Kur e imagjinoj veten sa më i mirë duhet të isha, jam shumë larg asaj imagjinate. Nuk diskutohet që ju shkoni shumë më larg. Ne nuk jemi të përsosur por jemi e vetmja zgjedhje që garanton se më e mira do bëhet. Një gabim nuk duhet ta bëjnë kurrë të rinjtë. Nuk duhet të mendojnë se politika është diçka me të cilën nuk duhet të merresh dhe kujton se kur bën këtë, shpëton. Politika nuk është e evitueshme nga jeta e njerëzve që jetojnë bashkë se ka lindur për t’i dhënë njerëzve mundësinë për të vendosur rregulla dhe që bashkë të bëjnë gjëra që vetëm nuk i bëjnë dot. Politika është ajo që mund të bëjë gjëra fantastike por edhe të tmerrshme, varet në çfarë duarsh bie.”, tha Rama. /mv.abcnews.al