Edi Rama Selam Muslimanëve të Shkodrës: Erdhi një Katolik që t’ua rregullojë Xhaminë!

LAJME


Kreu i qeverisë Edi Rama vizitoi ditën e djeshme xhaminë e Plumbit e cila është pjesë e planit për restaurimin e xhamive në të gjithë vendin. Teksa vishte këpucët në dalje të xhamisë, Rama bëri edhe një battue të hidhur se erdhi një katolik për t’u rregulluar xhaminë duke shtuar se shtysa më e madhe është gjysma e tij myslimane, bashkëshortja e tij Linda Rama.

“Kjo ishte një kërkesë prej kohësh që unë e kisha bërë për të mbështetur rindërtimin e thellë të disa xhamive që janë monumente kulture të jashtëzakonshme. Kjo është një ndër ato që më në fund po realizohet. Besoj se do dalë shumë bukur dhe duhet të bëni një zgjidhje të bukur për hapësirën brenda. Kështu është jeta, ju erdhi një katolik, t’ua rregullojë. Shtysa reale është gjysma ime myslimane që kam në shtëpi”, u shpreh Rama.Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive