Emocionuese! Që 19 vite në Amerikë, i riu shqiptar ia realizon ëndrrën babait me një supermakinë

LAJME


Vitet 90-të kanë qenë të vështira për çdo shqiptar, e sidomos për shqiptarët e Kosovës që gjendeshin mes luftës.
Shumë nga shqiptarët e Kosovës u detyruan të linin shtëpitë dhe atdheun e tyre për një jetë më të mirë, e sigurisht për të mbijetuar nga terrori serb mbi ta.

Nga familjet që kanë ikur në Amerikë në vitin 1999 është familja Ajdini, e cila tashmë ka plot 19 vite që jeton në SHBA. Këtë e mësuam nga Bunjamin Ajdini, i cili ka ngarkuar një v1deo në YouTube, ku tregon surprizën që i ka bërë të atit.

Bunjamini gjatë v1deos shprehet se babai i tij ka ëndërruar gjithnjë te ketë një makinë të re, por që kurrë nuk ka pasur mundësi ta blejë sepse është përpjekur që familjes të mos i mungojë asgjë.