Enver Hoxha më 1946: Kosova nën Serbi është mirë, ka liri, ka shkolla

LAJME


Data 27.12.1946 është një ditë e madhe për komuinstët e Shqipërisë. Këtë ditë, me vendimet numër 388 dhe 389, Kuvendi Popullor, ratifikoi dy marrëveshje me Jugosllavinë “mike e motër”:Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Marrëveshjes mbi bashkëpunimin ekonomik në mes të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të Republikës Federative Popullore Jugosllavisë, bërë në Beograd më 1.7.1946 dhe Traktatin mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”. nënshkruar në Beograd më 27.11.1946. Votimeve “historike” historike i parapriu një plenum i jashtëzakonshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, më 18-20 dhjetor 1946. Po kujtojmë një pjesë të vogël nga fjala e Enver Hoxhës, i cili nuk tutej nga asgjë para marrëdhënieve me Jugosllavinë. Ndërsa kërkohej që shqiptarët e Kosovës të ulnin kokën e vëllazëroheshin me jugosllavët, vetë Hoxha i cilëson miq ata.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive