Erdogan befason me deklaratën e tij: “Turqisë i duhet një kushtetutë e re

LAJME


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan së fundmi ka deklaruar se Turqisë i duhet një kushtetutë e re “civile”. Në një prononcim për mediat vendase kreu i shtetit turk është shprehur:

“Ndoshta ka ardhur koha që Turqia të debatojë një kushtetutë të re. Puna duhet bërë para njerëzve, me angazhimin e pjesëmarrësve të tyre në një formë transparente dhe formulimi të ketë miratimin e popullit”.

Ndër të tjera Erdogan ka thënë se kushtetuta e re duhet të jetë “civile” por pa ofruar hollësi. Gjithashtu ai shtoi se do ta diskutonte këtë çështje me aleatët e partisë së tij.Hvp hvpsiren me pvshte per pvmjet esklvive