Erdogan bën deklaratën e madhe: “Do të punojmë edhe më shumë për njohjen e Kosovës!”

LAJME


Presidenti Erdogan dha një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut. “Ne përpiqemi të krijojmë kontakte të nivelit të lartë me vende të ndryshme, me në krye Azerbajxhanin. Ne do t’i vazhdojmë këto. Ne bëjmë punë të ngjashme kudo që ka vi ktima dhe të sh typur. Për Kosovën … Ne duam të rrisim numrin (e njohjeve), i cili aktualisht është 114, edhe më shumë”, tha Erdogan.

“Ne do t’i diskutojmë këto çështje në takimin tim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë vit. Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës. Unë do t’ia propozoj këtë atyre”, u shpreh Presidenti Recep Tayyip Erdogan.