Erdogan merr vendimin e madh, Turqia do të jetë në orë policore 82-orëshe

LAJME


Si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Turqia ka vendosur orë policore që do të zgjasë pandërprerë për tri ditë e katër net. Ora policore do të fillojë të enjten në mbrëmje dhe do të mbarojë të hënën në mëngjes.Më saktësisht, ora policore do të fillojë nga ora 19 e 22 prillit dhe do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit më 26 prill.

Gjatë kësaj periudhe në Turqi janë dy festa, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.Për ta parandaluar përhapjen e virusit, nuk do të lejohen tubime të mëdha për ta shënuar Ditën Kombëtare, përpos një ceremonie zyrtare.