Erdogan njofton botën me sukseset e tij javore: “Ja çfarë kemi bërë gjatë javës së kaluar

LAJME


Erdogan bëri një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale me titull Çfarë kemi bërë gjatë javës së kaluar? Në postimin e tij Presdenti Erdogan shkruan: “Javën e kaluar kemi vënë në jetë shumë shërbime dhe projekte të rëndësishme, veçanërisht në fushat e bujqësisë, energjisë dhe industrive të mbrojtjes, ndërsa përshpejtuam edhe ndërtimin e veprave që do të hyjnë në shërbim. Do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për ta çuar Turqinë në një të ardhme më të prosperuar.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Në mes tjerash në postimin e tij shkruhet: “Fregata Kombëtare Istanbul F515 u lëshua në det, digat Ergani dhe Baslar dhe Impianti i Trajtimit të Ujit të Pijshëm Ergani u vunë në shërbim, puna e mbushjes së digës Silvani përfundoi, u hap qendra e Stambollit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), gjithashtu u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimeve Speciale të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit 2019 -2020”.