Erdogan paralajmëron gazetarët: “Informoni publikun me saktësi”

LAJME


Në një mesazh me rastin e 10 Janarit, Ditën e Gazetarëve Aktivë, e cila shënohet që nga viti 1961 për të nderuar të drejtat e gazetarëve, Recep Tayyip Erdoğan tha se:

“Turqia kurrë nuk do të heqë dorë nga liria e shtypit, duke theksuar se gazetarët duhet të përmbushin detyrën e tyre për të informuar publikun me saktësi dhe për të kontribuar në demokraci.”

Duke deklaruar se media është një element i domosdoshëm i demokracisë për të siguruar të drejtën e publikut për lajme, Erdoğan tha se gazetarët kanë një përgjegjësi demokratike dhe morale për të përmbushur një nevojë të rëndësishme për shoqërinë.

lajm