Eurodeputetja Gjermane: Republika Sërbska në Veri të Kosovës të ndërpritet mënjëherë!

LAJME


Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se njohja e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës është interes i përbashkët i SHBA’së dhe Bashkimit Europian. Në intervistën për portalin serb Kosov-Online ajo foli edhe për njohjen e Izraelit për Kosovën që vlerësoi pozitivisht, por shprehu kundërhstinë për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Ajo shtoi se “kufijtë janë të palëvizshëm dhe se nuk janë të mirëpritura ndryshimet as në drejtim të Shqipërisë, as në drejtim të Serbisë e as një tjetër shteti.

“Me Republika Srpska kemi pr0blem dhe duhet të shohim si duhet zgjidhur. Duhet të ndalojmë një tjetër Republika Srpska në veri të Kosovës, dhe për këtë në përgjithësi do të dëshiroja t’i shoh si dy pyetje të ndryshme. Ne në BE këtyre i qasemi si dy çështje të ndryshme” tha eurodeputetja gjermane.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive