Fillon sfida e parë midis Albin Kurtit dhe Edi Ramës

LAJME


Albin Kurti për herë të parë edhe zyrtarisht pritet ta sfidojë Edi Ramën dhe partitë e tjera në Shqipëri. Kështu, partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë synon që të fitojë vende edhe në Parlamentin e shtetit amë.

LVV-ja ka vendosur që në zgjedhjet e 25 prillit të garojë me 3 kandidatë, njëri prej tyre emër i njohur në opinion publik në Kosovë.

Bëhet fjalë për Boiken Abazin dhe Iliaz Shehun e Kreshnik Merxhanin. Kjo është konfirmuar edhe nga selia qendrore e LVV-së në Kosovë. Zyrtari i shtypit në këtë parti, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për Indeksonlinen garën për zgjedhje.