Fjalët e Macronit për Kosovën që nuk i transmetuan mediat serbe

LAJME


Asnjë nga gazetat ditore të Serbisë nuk e kanë shënuar deklaratën e presidentit të Francës gjatë vizitës në Beograd, Emmanuel Macron, i cili u shpreh se “Serbia dhe Kosova janë shtete fqinje europiane” dhe se Serbia duhet të ndihmojë që kjo të bëhet realitet, ndërsa për këtë nuk ka reaguar as kreu shtetëror, citoi “Danas” i Beogradit deputetin e pavarur Gjorgje Vukadinoviqin. Sipas tij, gazetat nuk e kanë transmetuar këtë deklaratë me siguri nga dëshira që të mos cenohen m arrëd hëniet e mira dhe atm0sfera p0zitive në lidhje me vizitën, transmeton Koha.net.

Pasi këtë shmangie citimi të deklaratës së Macronit e ka cilësuar “c ensurë të d ëmshme”, ai ka k ritikuar Ministrinë e Jashtme që nuk ka reaguar “me mirësjellje e kulturë”, duke ia tërhequr vërejtjen e ambasadorit francez se “Kosova nuk është fqinje e Serbisë”…Deputeti Vukadinoviq kishte pritur që Macron t’i kërkonte falje Vuçiqit, për trajtimin përbuzës të tij në Paris muaj më parë, ndërsa e k ritikoi që rastin e raportove Kosovë-Serbi i kontekstualizoi me raportet Francë –Gjermani.