Flasin Serbet Nga Kufiri Merdares: “Jo 5 Euro Tabela Po Edhe 5 Mi Euro Do Ti Paguajm Dhe Kosoven Nuk E Japin”

LAJME


Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiq, ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të martën në orën 10 të mëngjesit.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, tema kryesore e sesionit do të jenë “ngjarjet e fundit në Kosovë”.

Siç thuhet më tej, aty do të diskutohet vendimi i fundit për heqjen e targave nga makinat serbe nga autoritetet në Kosovë.

Një reagim rreth zhvillimeve të fundit ka ardhur dhe nga drejtuesit e Listës Serbe të cilët kanë ardhur sot në mëngjes në vendkalimin kufitar të Jarinjes “për t’u dhënë mbështetje serbëve të tubuar”.