Fshati që shqiptarët nuk ia lanë armikut, njihuni me historinë e veçantë të “vendit të fshehur”

LAJME


Të shohësh edhe bukuritë që natyra i ka falur, sigurisht edhe krahinat përreth kanë historinë e tyre, mbartin vlera të rëndësishme, por ajo që Besa ofron nuk është thjesht një peizazh natyror.E ndodhur atje poshtë, rrëzë Liqenit të Shkodrës, Besa është vendi ku relaksi dhe qetësia kanë ngritur tendën.Vendi ku ajri i pastër këndon rapsodi dhe ku vetë natyra e çiltër e jo narc iste të fton në zemër të saj.

Banorët e fshatit janë me të vërtetë mikpritës. Një pjesë e tyre kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, pjesa më e madhe në SHBA, por vendlindjen kurrë nuk e kanë harruar.Ata kthehen gjithmonë për ta vizituar dhe për t’i shtuar edhe më shumë buzëqeshjen. Për banorët e këtij vendi, vendlindja është përkrenarja më e rubintë që kudo shkojnë e mbajnë të kyçur krenarisht në dhomëzat e kujtimeve.