Gjermania godet fuqishëm Serbinë: STOP MË!

LAJME


Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas aksonit të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe deklaratave të ministrit Goran Rakiq. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksonit të Policisë me “Natën e Kristaltë”.

“Ndaloni! Krahasimi i aksonit të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të HoIokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.