Gjermania nën ‘ethe’, Amerika është e gatshme të sanksionon gjermanët

LAJME


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka paralajmëruar Gjermaninë për sanksione të mundshme për shkak se ka lejuar ndërtimin e tubacionit të gazit rus “Rrjedha Veriore 2”. Blinken tha se ky projekt është kundër interesave të vetë Bashkimit Evropian.

“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë, ai beson se tubacioni është një ide e keqe, për Evropën, për Shtetet e Bashkuara. Ky projekt në fund të fundit është në kundërshtim edhe me qëllimet e sigurisë së BE-së “, tha Blinken, më 23 mars, pas takimit Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Gjermania po e shtyn përpara përfundimin e ndërtimit të tubacionit, pavarësisht kundërshtimit të gjatë të Shteteve të Bashkuara.