Gjermania nuk i dëgjon paraIajmërimet e Amerikës, bën hapin e madh në bashkëpunim me Rusinë

LAJME


Një zëdhënës i projektit të gazsjellësit Nord Stream 2 ka bërë të ditur, se sipas planit punimet kanë vazhduar.

Nord Stream 2 do duhet të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani, dhe është një projekt veçanërisht i kontestuar në Europën Lindore. Këto vende e kundërhstojnë projektin nga fr1ka e dobësimit të gazsjellësve të tjerë dhe shteteve tradicionalisht transit të gazit, si Ukraina.

Qeveria e SHBA e refuzon hapur ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Sipas Uashingtonit, Europa bëhet shumë e varur nga gazi rus. Në të njëjtën kohë vetë SHBA dëshiron të shesë gaz në Europë. Në fund të vitit 2019 punimet u ndalën, pasi SHBA vendosi saksione.