Gjoshi i PDK-së me kritika të forta për Vjosa Osmanin: Po keqpërdor zyrën e Presidentit e ka shëndërruar në zyrë të partisë

LAJME


Gjoshi i PDK-së me kritika të forta për Vjosa Osmanin: Po keqpërdor zyrën e Presidentit e ka shëndërruar në zyrë të partisë!

“Ajo po zhvillon aktivitet politik për Vetëvendosjen, të cilën po e përdor për të hyrë sërish në Kuvend, sepse nëse do të garonte me partinë e vet ajo nuk do ta kalonte pragun zgjedhor” shkruan Gjoshi në Facebook.

Reagimi i plotë:

Vjosa Raif Osmani e ka shëndërruar zyrën e Presidentit në zyrë të partisë që po i shërben, sepse tash e kemi kuptuar se ajo nuk po ka guxim të garojë e vetme.Vjosa Raif Osmani po keqpërdor zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës.Ajo po zhvillon aktivitet politik për Vetëvendosjen, të cilën po e përdor për të hyrë sërish në Kuvend, sepse nëse do të garonte me partinë e vet ajo nuk do ta kalonte pragun zgjedhor.

Kjo pseudo-juriste me këtë mendësi, pra duke e shëndërruar zyrën e Presidentit në zyre të partisë, e ka dërguar Fatmir Sejdiun në Gjykatën Kushtetuese. Të gjjthë e dijmë se Presidenti Sejdiu e kishte shkelur Kushtetutën duke zhvilluar aktivitet politik sa ishte edhe President. Sejdiu e ka pasur afër Vjosa Raif Osmanin, e cila me shumë gjasë e ka këshilluar në stilin .

Pra, binduni vet se kjo është vetëm një politikane pa ide politike. Të vetmen gjë që ka ditur ta bëjë ka qenë ta shajë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Tash meqenëse asnjëri nuk janë këtu, kjo nuk ka me çka të merret. I ka mbetur vetëm Isa Mustafa që ta shajë. Por, ide kurrë nuk do të dëgjoni prej saj. Sepse nuk din