Gjukanoviq i bindet Abazoviqit, Mali i Zi tërheq ambasadorët nga shtatë vende të huaja

LAJME


Presidenti malazez Milo Gjukanoviq, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq dhe Ministri i Jashtëm Gjorgje Raduloviq bien dakord të tërheqin shtatë ambasadorë.

Siç njofton vijesti.me, Gjukanoviq do të nënshkruajë dekretet për tërheqjen e ambasadorëve pasi që Raduloviq të paraqesë shpjegimet e duhura për largimin e tyre.

Takimi u iniciua nga Raduloviq dhe Abazoviq, pas krizës në zgjidhjen e çështjes së tërheqjes së shtatë diplomatëve të kërkuar nga Qeveria, por Presidenti nuk donte të nënshkruante dekretin për këtë.