Greqi/ Mediat Greke Pasqyrojnë Hapjen E Shkollës Shqipe Në Aspropirgos

LAJME


Hapja e shkollës shqipe në Aspropirgos të Athinës është pasqyruar edhe nga mediat greke, si pjesë e projektit të ambasadës shqiptare në Athinë Gjuha shqipe na thërret.

Duke shkruar mbi këtë projekt, mediat greke thonë se qëllimi është që fëmijët shqiptarë të mos humbasin lidhjet me gjuhën shqipe. Ky kurs nisi më 8 janar me pjesëmarrjen e 20 nxënësve të moshës 7-13 vjeç, të cilët fillimisht folën për gjuhën shqipe dhe alfabetin shqip.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Mësuese Lefteri Metkaj është takuar me përfaqësues të shtetit shqiptar në Greqi. Për katër vjet ajo përmes një iniciative u ka mësuar shqip nxënësve në Renti dhe po pret që dhe fëmijët në Athinë të mësojnë gjuhën shqipe atje. Kërkohet shumë punë, sepse asimilimi në Greqi është serioz. Le të shtrihet kjo iniciativë kudo në Greqi, për të mësuar shqip, për të ditur se kush janë shqiptarët”, ka thënë Metkaj.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive