Haki Abazi: Qytetarët kanë dy opsione, Vetëvendosjen dhe tradhtarët

LAJME


Ish-zv.kryeministri Haki Abazi thotë se zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë referendum. Abazi thotë se përballë Lëvizjes Vetëvendosje qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës, janë tradhtarë të votës, ndarësit e Kosovës, ata që nëpërkëmbën vendin, shkruan Reporteri.net. Postimi i tij:JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

Këto nuk janë zgjedhje, me 14 shkurt do të jetë REFERENDUM! Përballë Lëvizjes VETËVENDOSJE, qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës, janë tradhëtarë e votës, ndarësit e Kosovës, ata që nëpërkëmbën vendin, privatizuan tokat me pak para, u pasuruan në kurriz të popullit të varfëruar dhe e lanë për 20 vite vendin në kolektiv. Përballë do t’i kemi ata që së bashku e zvogluan shtetin për ta rritur çifligun e vet, e zhdukën drejtësinë për t’i ikur asaj dhe rritën pabarazinë për ta sunduar popullin e lodhur, të varfër e të sëmurë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Edhe çka tjetër mund të premtoj një klasë politike që ka sjellë mbi 200 mijë qytetar në gjendje të largohen nga Kosova, që nga shpallja e pavarësisë. Nuk mund të këtë rimëkembje nga ata që shkatrruan arsimin, shitën fabrikat, mbajtën tokat djerrinë, shkatrruan mjedisin, lumenjët dhe tokat pjellore, falën me mijëra hektarë, shtriejnë qafën para të huajve se e kanë bishtin nën derë. Ata që Lirisë ja vendosen emrin Tender!

Votuesi demokratik që e do veten, familjen dhe vendin tonë ka dy opsione në këto zgjedhje- REFERENDUM: Lëvizjen VETËVEDOSJE, atë që e ka mbajt fjalën para çdo sfide dhe ka mbajtur premtimin dhe sa herë që ka paralajmëruar rrezikun, ka dale të jetë saktë. Lëvizja ka vizion me shtet zhvillimor të së ardhmës, transformim dhe kthim të dinjitetit dhe idealit e të qenurit shqiptarë, liridashës e zot shpie. Me Lëvizjen Mergata e ka hisen në shtetin dhe procesin e bashkimit dhe faktorizimin e shqiptareve në rajon. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Opsionin e tradhëtisë që premtojnë nje gjë dhe bëjnë krejt të kundërtën, opsionin e pasurimit të individëve dhe klaneve, kapjes së drejtësise dhe opsionet e dështimit të dëshmuar në çdo sferë dhe në praktikë për 20 vite. Me këtë opsion rrugëtimi është në drejtim të faktorizimit të Serbisë dhe listës Srpska, në drejtim të Minshengeneve dhe ndarjeve e suprimim të sovranitetit, heqje dorë nga njohjet e anëtarësimet. Ky opsion është opsion i fusnotave dhe konflikti me BE… Liqeni ka vetëm një emër dhe ai është UJMAN! Kosova është në kontinentin e Evropës nuk është në Lindjen e Mesme!