Helenët në alarm, ministri grek befason me deklaratën e tij: Shqiptarët janë të mirëpritur në Greqi

LAJME


Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve Adonis Georgiadis, ftoi komunitetin e biznesit nga Shqipëria, por edhe nga rajoni i gjerë i Ballkanit, për të investuar në Greqi.

Georgiadis theksoi se biznesmenët shqiptarë janë të mirëpritur në Greqi, si dhe shumë grekë janë aktivë në Shqipëri dhe theksoi se në të ardhmen të dy vendet mund të kenë lidhje më të forta ekonomike, në kontekstin e një marrëdhënieje më të ngushtë evropiane.

Ftesa e ministrit për investitorët shqiptarë ka bërë jehonë në Greqi. Përse? Mediat kanë rikthyer deklaratat e Adonis Georgiadis disa vite më parë, në 2011 kur thoshte se shqiptarët duhet të dëb0hen.