Historiani shqiptar jep deklaratën e fuqishme: “Edi Rama i përçau shqiptarët e Maqedonisë!”

LAJME


Fokusi qendror në emisionin e radhës në “Pa Maska” ishte pikërisht çështja kombëtare dhe minoritetet shqiptare. I ftuar kryesor ishte kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, partia e të cilit evokon dhe mbron kryesisht interesat kombëtare dhe konkretisht minoritetin çam.

Gjithashtu diskutimi u pasurua edhe me pjesëmarrjen e dy të ftuarve përmes një lidhjeje me Skype, aktivisti Aulon Kalaja dhe Arben Llalla. Ky i fundit foli në lidhje me komunitetin shqiptar në Maqedoni dhe theksoi se gjatë tetë viteve qeverisje nga Edi Rama, shqiptarët janë lënë në harresë dhe indiferentizëm të plotë.

Madje Llalla tha se Rama i përçau shqiptarët e Maqedonisë në vitin 2017, gjoja me një marrëveshje unifikimi e cila nuk u realizua asnjëherë/Hvp hvpsiren me pvshte per pvmjet esklvive