Hora e Arbëreshëve/ Mjekrari që ruan traditat dhe… këngët arbëreshe

LAJME


Dramaturgu Mario Caliva na prezanton me një djalë të ri arbëresh i cili ka një berberhane në Horën e Arbëreshëve, “Mustaqi Barber Shop”. Ajo që bie në sy është se berberi Mauro, apo mjekrari siç i thonë në arbërisht e flet shumë mirë gjuhën shqipe por dhe këngët arbëreshe.

Gjatë videos në berberhanen e tij shohim edhe tradita shqiptare. Mario tregon se kur nuk ishte emergjenca COVID mjekrari i njohur në zonën e Horës i binte mandolinës dhe këndoheshin këngë arbëreshe, gjë të cilët shpresojnë ta bëjnë kur të mbarojë e gjithë kjo situatë.

Mauro Picone sot është 30 vjeç dhe e ushtron zanatin e mjekrarit prej 12 vitesh. Bashkë me të ndodhen dhe Zhaklina dhe Vitorio, të rinj arbëresh që me krenari tregojnë origjinën e tyre shqiptare. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive