Hyrje-daljet me Greqinë/ Vetëm këto kategori lejohen të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, ç’duhet të dini

LAJME


Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare në Kakavijë, Vilson Dine ka sqaruar se cilat janë kategoritë që do të lejohen të kalojnë në drejtim të shtetit grek.

Momentalisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, personat me origjinë greke, shqiptarët me leje qëndrimi helene, shtetasit minoritarë me kartë të veçantë dhe trupi diplomatik. Gjithashtu, lejohen edhe shtetasit shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore.

Ndërkohë, për drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra, duhet të kenë plotësuar më parë dhe të kenë printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike www.travel.gov.gr si dhe të kenë t/est PCR me rezultat ne/gativ, në gjuhën angleze, me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.

“Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të pajisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke”, sqaron Dine. Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa ku/fizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dinë se orari i funksionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.