Ibrahim Rugova në vitin 1994: Ndarje të Kosovës – JO, Këmbime territoresh – PO!

LAJME


Paralajmërimet për këmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka pasur qysh në vitet e 90-ta. Një gjë të tillë e kishte përkrahuar edhe presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova na një intervistë për Zërin në vitin 1994 ishte shprehur kundër ndarjes së Kosovës, por kishte përkrahuar këmbimin e territoreve. “Ndarje të Kosovës – JO, Këmbime territoresh – PO”, thuhej në ballinën e gazetës aso kohe, transmeton lajmi.net.

Fotografia e gazetës është publikuar në rrjetin social tëitter nga Petrit Selimi, që dikur ishte këshilltar i Hashim Thaçit. Intervista e Rugovës kishte ardhur pas një turne diplomatic që e kishte bërë nëpër qendrat kryesore evropiane.JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

Këmbimi i territoreve është bërë temë edhe sot. Presidenti Thaçi po kërkon që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën. Nga shumë kush kjo po cilësohet si ndarje e Kosovës, por që këtë disa herë e ka mohuar vetë i pari i shtetit