Ideja e çmendur e politikanit serb: Kosova t’i kalojë përkohësisht Rusisë

LAJME


Ish-kandatit për president i Serbisë, politikani nacionalist Milan Stamatoviç, ka hedhur idenë kontraverse për një transferim të Kosovës nën menaxhim rus me kohë të kufizuar, e kjo sipas tij me anë të një traktati ndërshtetëror. Stamatoviç gjykon se kjo është mënyra e vetme që Serbia të ruajë integritetin territorial dhe Kosovën.

“Për shkak tëkërcënimeve të fundit dhe operacionit për të krijuar një ‘Shqipëri të Madhe’ në territorin e Serbisë, asnjë mundësi nuk duhet të refuzohet, madje as që Rusia të sundojë Kosovën derisa vendi dhe njerëzit serbë të jenë të sigurt”, tha Stamatoviç në një deklaratë për shtyp.

Duke i dhënë Kosovës këtë mënyrë Rusisë, të gjithë serbët që jetojnë atje ‘automatikisht do të bëhen shtetas rusë’, shton Stamatoviç.

Ky njeri me lëvizje e deklarime politike nga më ekstremet, të cilin mund të rivaIizojë vetëm Sheshejli, është k undër NATO-s, kundër kahmarrjes së Serbisë drejt Perëndimit, si dhe pro të qënit të Serbisë vetëm në partneritet me Rusinë. /tesheshi.com/