Ilir Meta në zi, ndahet nga jeta njeriu i tij i dashur/ I jep fjalët e mëdha: Lutem të prehesh në paqe

LAJME


Lamtumirë Xha Sili, burri i urtë dhe i mençur, patrioti e qytetari model, të cilin kishe gjithmonë dëshirë ta takoje e të bisedoje gjatë për

bukuritë e Pogradecit, hallet e njerëzve të thjeshtë, por edhe për letërsinë, që aq shumë e deshte.

Jo më kot, i paharruari i letrave shqipe, Dritëroi ynë i madh, ishte edhe miku yt i veçantë. Me ikjen tënde, vizitat në Tushemisht nuk do të jenë më njësoj. Të prehesh në paqe Vasil Llakmani!