Illyrian Pure: Kjo mund të jetë supermakina shqiptare

LAJME


Ky koncept mund të jetë supermakina e parë shqiptare. Kështu shkruan portali FormaCar, duke iu referuar projekteit të dizajnerit Qëndrim Thaçi.

Ai synon që të prodhojë supermakinën Illyrian Pure Sport.

Automjeti ekziston vetëm virtualisht deri më tani, por Thaçi thotë se si themelues i kompanisë Arrera Automoboli, do e bëjë ëndrrën në realitet. Kompania ka një ekip inxhinierësh që do punojnë për makinën.

Supermakina e parë e Shqipërisë do ketë trup karboni, një motor V8 6.2 litër me 850 kuaj fuqi. Makina duhet të kapë 100 kilometra për 2.7 sekonda dhe mund të arrijë 375 kilometra në rrugë të drejtë.