Isa Mustafa jep mesazh drejtuar Vjosa Osmanit: Pozitat që i ke, janë falë meje

LAJME


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u është kundërpërgjigjur deklaratave të mbrëmshme të Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Mustafa i ka rikujtuar Osmanit se i kanë humbur zgjedhjet e 6 tetorit dhe se pozitat aktuale që i mban sot i ka falë politikës dhe lidershipit të LDK’së, meqë kishte kushtëzuar Kurtin që t’a shkarkonte Konjfucën dhe ta propozonin Osmanin për kryekuvendare.