Ish ambasadori i Holandës poshtronë kryeministren serbe: si mund të gënjesh kaq shumë

LAJME


Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, ka zhvilluar të martën një v1deo takim me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Ajo në takim ka thënë se Serbia ka bërë një përparim të konsiderueshëm sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirive të medias, mbrojtjen e gazetarëve dhe në lidhje me ekonominë.

Por, kryeministres serbe për këtë deklaratë i ka reaguar Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë.

Bosch, ka pyetur se si mund të gënjejë kaq shumë e pa turp Bërnabiq.

Ai ka thënë se situata në Serbi është përkeqësuar në mënyrë dramatike, pasi sipas tij, liria e shtypit nuk ekziston dhe Serbia po ndjek një politikë argesive në rajon.

“Shpresoj dhe besoj se Varhelyi mund t’i shohë të gjitha këto marrëzira”, ka shkruar ish-ambasadori Bosch në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Si mund të gënjehet kaq shumë e pa turp?

Situata në Serbi është përkeqësuar në mënyrë dramatike, është bërë pothuajse një shtet i një partie, liria e shtypit pothuajse nuk ekziston më, politika argesive në rajon, duke kujtuar zonën e Millosheviqit kur lajmet e rr’eme krijuan shumë te\nsion me rezultate shkatër/ruese për të gjithë rajonin. Shpresoj dhe besoj se Varhelyi mund t’i shohë të gjitha këto marrëzira.

“Kryeministrja serbe diskutoi anëtarësimin në BE me Komisionerin Varhelyi. Reformat e Serbisë në fushën e sundimit të ligjit mbeten një përparësi kryesore për Bashkimin Evropian në procesin e pranimit të Serbisë në BE, i tha Komisioneri Evropian i Zgjerimit Oliver Varhelyi, kryeministres serbe Ana Bërnabiq, në një diskutim v1deo të martën”, ka thënë kabineti serb në një deklaratë.

“Serbia ka bërë një përparim të konsiderueshëm sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirive të medias, mbrojtjen e gazetarëve dhe në lidhje me ekonominë”, tha Bërnabiq. “Sipas kryeministres, bisedimet e pranimit duhet të harmonizohen me përpjekjet e reformës së Serbisë. Serbia ka pranuar metodologjinë e re, në besimin se do t’i mundësojë asaj të drejtojë negociatat me zyrtarët evropianë në një mënyrë më konkrete dhe të favorshme”, shtoi Bërnabiq.