Ish-drejtoresha e Ramiz Lladrovcit ka filluar të nxjerrë sekrete: Kështu i shantazhon kryetari drejtorët e komunës

LAJME


Ish-drejtoresha e Ramiz Lladrovcit ka filluar të nxjerrë sekrete: Kështu i shantazhon kryetari drejtorët e komunës

Aurora Berisha ka qenë drejtoreshë e Inspeksionit në Komunën e Drenasit, e cila u largua nga detyra e saj, me 31 tetor 2019.

Sipas një statusi të bërë në rrjetet sociale, ajo tha se largimi i saj nga pozita, ka ndodhur pa asnjë arsye..

Ndonëse ajo e vizitoi kryetarin Ramiz Lladrovci më pas, ai e quajti Berishën si “ish drejtoresha e hekurt”..

Mirëpo, së fundmi, është zbuluar një bisedë e Aurorës, e cila i tregonte një bashkë biseduesi/e për formën se si funksionojnë gjërat në këtë komunë, shkruan Syri Kosova..

Në bisedë, shihet se Berisha tha se Lladrovci po e shant azhon drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Lumnie Krapin, e cila sipas Aurorës ka një shtëpi në pronë publike, pra, të ndërtuar pa leje, madje, edhe për një lokal të vëllait të Krapit, lokal ky që është e ndërtuar ilegalisht..
Berisha theksoi se kryetari edhe po e kërc enon drejtoreshën..

Lumnije Krapi-Drejtoreshë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Drenas..
“Tani këtë Krapin, e kërc enon për shpi që ka pas prob lem burri i saj. Boll punon e ngrata, mytet. Kete t administrates, diçka një lokal vllau i saj e ka pas në rrugë, ta hejki prej pune kta, ta boj kshtu, ta rrzoj, ta denoj, etj etj” thuhet në bisedën e Berishës…

Bisedat e saj janë shpërndarë nga një qytetar i Komoranit A.M.
Nga ana tjetër, ndonëse ka ditë që ky ska ndal ka plasur, nga ana e Komunës së Drenasit nuk ka pasur asnjë reagim..