Ja pse Ramush Haradinaj e pranon koalicionin me VV-në edhe pa postin e Presidentit

LAJME


Analisti politik, Gurakuq Kuçi, përmes një postimi në facebook ka treguar dy arsyet kryesore, që sipas tij bëjnë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ta pranojë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe nëse kjo e fundit nuk ia ofron postin e Presidentit, post të cilin e synon Ramush Haradinaj.

“Nëse vendi do të shkonte edhe një herë në zgjedhje të përgjithshme brenda këtij viti, pragun nuk do ta kalojë as AAK-ja. Ky është një rrezik real dhe kjo e detyron Ramush Haradinajn që të bëjë kompromis aty ku nuk bëri në të kaluarën e afërt me LDK-në, PDK-në dhe Nismën, pra për postin e presidentit“, shkruan Kuçi, përcjellë “Bota sot”.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive