Ja vendi i saktë ku do të veprojë Ushtria e Kosovës në mision sëbashku me Ushtrinë Amerikane

LAJME


Për herë të parë, ushtria e Republikës, FSK-ja do të shërbejë në Kuvajt, konkretisht në kufirin Iran-Irak. Kosovarët do të jenë përkrah ushtrisë amerikane. Njësitet e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Rama tregoi se trupat ushtarake të Kosovës kanë kryer parapërgatitjet për këto misione, derisa kontingjenti i parë nga shteti ynë për në SHBA tashmë ka udhtuar drejt Kuvajtit. Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës vendimi për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse u votua nga 92 deputetë.