Jemi Shqiptarë të Shqipërisë!: Por jetojmë nën Maqedoni! Kjo tokë ishte e Shqipërisë

LAJME


Shpëtim Pollozhani i Shoqatës e të Brugosurve P0Iitikë në Maqedoni, në profilin e tij në Facebook ka rikujtuar se si mediat e Shqipërisë kohë me parë na emëronin si maqedonca kurse sot na thonë shqiptarët e Maqedonisë.

Nga ana tjetër ai sqaron se jemi pjesë e popullit shqiptar që do të thotë se ne jemi shqiptarë të Shqipërisë që jetojmë nën- në Maqedoni. “Jo shumë kohë më parë mediumet e Shqipërisë na emëronin si Maqedonca kurse sot na thonë shqiptarët e Maqedonisë.

Ne nuk jemi shqiptarë të Maqedonisë. Ne jemi shqiptarë që jetojmë nën Maqedoni ose thënë më butë në Maqedoni.

Sa për dijeni të atyre që nuk e dijnë, në Kushtetutën e shtetit (FYROM) i thënshin shtet, për ne të FYROM- thuhet se jemi pjesë e popullit shqiptar që do të thotë se ne jemi shqiptarë të Shqipërisë që jetojmë nën- në Maqedoni (ju merreni si të doni).”, ka shkruar Shpëtim Pollozhani në Facebook.