Jepet deklarata e fuqishme: “SHBA mbështet Shqipërinë për anëtarësim në BE”

LAJME


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ditën e sotme ishte e pranishme në Konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane – Në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen”.

Në këtë konferencë Kim, foli për raportet mes dy vendeve, ndërsa ka theksuar se këto raporte kanë ardhur duke u f0rcuar gjithnjë e më shumë në këto 30 vite.

Ambasadorja e SHBA më tej ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin synimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç bënë edhe kur mbështetën kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO.