Jepet sinjali, anija amerikane kalon nëpër Turqi për në Detin e Zi

LAJME


Një anije e Rojës Bregdetare të SHBA-së kaloi përmes ngushticës së Bosforit të martën vonë në mbështetje të operacioneve të NATO-s në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

USCGC Hamilton (WMSL-753), gjatësia e të cilit është 127 metra dhe me lartësi prej 43 metra, është drejtuar për në Detin e Zi, në atë që do të jetë vizita e parë nga një anije e Rojës Bregdetare të SHBA-së që prej vitit 2008.