Jo vetëm Erdogani, por të gjithë turqit kanë simpati për shqiptarët

LAJME


AImakos ka arritur të realizoj intervistë ekskluzive me Sabri Demirin, kryekëshilltar i Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Gjithmonë është sikurse hije e tij, e shoqëron kudo dhe këshillon për çështje të ndryshme. Por, si ka arritur deri në këtë pozitë shqiptari Demiri, si ka qenë rruga e tij, përkushtimi, peripecitë, tregon në bisedën që kemi realizuar së bashku.

Sigurisht se flasim edhe për çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me raportet e Turqisë me Ballkanin. Ndaj, ju ftojmë ta lexoni këtë pjesë të rëndësishme të bisedës në vijim. ALMAKOS: Flitet në opinion se Kryetari Erdogan ka një simpati për shqiptarët. Nëse po, a keni ndikuar edhe ju në këtë drejtim? Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive

Sabri DEMIRI: Jo vetëm Kryetari Erdogan por të gjithë turqit kanë simpati të veçantë për popullin shqiptar. Në Turqi me mburrje thuhet emri arnaut që do të thotë shqiptar. Ajo simbolizon trimërinë, bujarin e para së gjithash besën, ky virtyt i çmuar që na identifikon para botës. Turqia ishte prej shteteve të para që e pranoi pavarësinë e Kosovës. Një ashtu dhimbjet dhe vuajtjet e popullit kosovar i ndau me të dhe gjithmonë dera e Turqisë ka qenë e hapur për ta në çdo kohë.

Ata këtu ndihen si në shtëpinë e vet. Kështu ka qenë dhe besoj se ashtu do të ngel edhe në të ardhmen. Kurse, vet emërimi im nga ana e Kryetarit Erdogan si shqiptar flet për vendin e shqiptarëve te Kryetari i shtetit. Kurse unë edhe kur flas turqisht mendoj shqip e kjo energji reflektohet në të gjithë angazhimin tim ku do që jam. Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive