Joe Biden jep paralajmërimin e fortë: Nëse nuk lëvizim, Kina do na ‘hajë bukën’ tonë

LAJME


Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se Kina do t’ia ‘hajë bukën’ nëse Amerika nuk rrit shpenzimet e saj infrastrukturore. Ai po fliste para një grupi senatorësh për nevojën e përmirësimit të infrastrukturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Paralajmërimi i tij vjen një ditë pas telefonatës së parë që ia ka bërë me homologun kinez Xi Jinping.

Në fjalën e mbajtur pas takimit me anëtarët e komitetit për mjedisin dhe punët publike Biden u shpreh: “Nëse nuk lëvizim vendit, ata do të na e hanë drekën tonë”. Sipas Biden, Kina po investon miliarda dollarë për çështje që lidhen me transportin, mjedisin dhe një seri sektorësh të tjerë.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive