Kancelari austriak i prerë me Serbinë: Harrojeni BE-në, nëse nuk pajtoheni me Kosovën

LAJME


Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz i ka thënë mediumit serb, Kurir se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën. Kurz kujtoi se ai e kishte vizituar Beogradin dy vjet më parë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse njohja e Kosovës mund të vendoset si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ai vuri në dukje se të dy palët duhet të bien dakord mbi një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit do të kontribuonte në stabilitetin në rajon. Sipas tij, Bashkimi Evropian ka pasur rezultate të mira kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin e tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive