Kërkohet që familja e Shaban Jasharit të distancohet nga deklarata e Bekim Jasharit

LAJME


Kërkohet që familja e Shaban Jasharit të distancohet nga deklarata e Bekim Jasharit

Ditë më parë në një debat televiziv kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari u shpreh se në fshatin Kotorr e Rdishevë nuk ka pasur lu ftë.

Jashari këtë e tha teksa i përgjigjej ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. Sipas Jasharit, Lushtaku ka qëndruar në Radishevë, larg fro nteve të lu ftës.

Kjo deklaratë e të parit të Skenderajt ka nxitur reagime të shumta, shkruan Insajderi.
Së fundimi ka reaguar edhe familjari i dëshmorit Ali Jashari, Lavdim Jashari, i cili njëherit është edhe kushëri i Bekim Jasharit.

Familjari i dëshmorit Ali Jashari, Lavdimi ka kërkuar që familja e Shaban Jasharit të distancohen nga ky po litikan (Bekim Jashari), përndryshe sipas tij gjithçka çfarë kanë bërë për këtë shtet është në rr ezik.

Ai ka thënë se është përkeqardhje kur e dëgjon Bekim Jasharin duke thënë se në këto zona ska pasur lu ftë, sipas tij çdo pjesë e Kosovës ka qenë e shkelur e posh tëruar e dhu nuar nga Serbia.

“Kur i biri i Hamëz Jasharit, e mohon lu ftën dhe njerëzit e UÇK-së, vetëm për konsum politik, atëherë gjykata speciale nuk është për t’u çuditur”, është shprehur Lavdim Jashari në shkrimin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i familjarit të Ali Jasharit, Lavdimit:

Është për keqardhje kur mendon se Aleksander Vuçiç i dëgjon fjalët e Bekim Jasharit, se në atë zonë të Drenicës nuk ka pas lu ftë. Ne jemi dëshmitarë që oku patori serb, nuk ka lënë as edhe një pëllëmb të Kosovës pa e shkelur, pa e posh tëruar e dhu nuar.

Bota nuk është ar miku ynë, ne jemi ar miq të njëri tjetrit! Solidaritet njerëzor midis familjeve, kjo është gjithë çka kërkova. Nuk e di nëse pushtuesit na paskan mbajtur afër njëri tjetrit dhe u deshëm si vëllezër apo sot egoja për pushtet dhe pasuri ju ka ndryshuar e verbëruar.

Kur i biri i Hamëz Jasharit, e mohon lu ftën dhe njerëzit e UÇK-së, vetëm për konsum politik, atëherë gjykata spe ciale nuk është për t’u çuditur. Po ata trima të lagjes Jasharaj, të cilët ranë heroikisht në oborrin e Adem Jasharit, ishin shokë të tij, apo qëlluan rastësisht në bete jën e 5,6 dhe 7 Marsit.

Si dhe pse asnjëherë nuk iu kujtua Bekim Jasharit, të përmend shokët e lagjes Jashari, të cilët u vr anë së bashku me 20 anëtarët e familjes së tij, apo duhet të përmend vetëm ata të cilët e përkrahin sot POLITIKISHT.

Besoj që familja e Bacit Shaban Jashari, janë të distancuar nga ky politikan përndryshe gjithçka çfarë kanë bërë për këtë shtet është në rrezik.