Kjo është Gjermania! Sinqeriteti i Angela Merkel kalon çdo kufi

LAJME


Kancelarja gjermane, Angela Merkel si rrallë herë ka folur për vetën e saj. Ajo njihet për korrektësi dhe sinqeritet e po ashtu për përpikmëri në punë, në udhëheqjen e shtetit ndoshta më të f uqishëm evropian, pra Gjermanisë, transmeton Ballkani.info.

Se sinqeriteti i saj kalon çdo kufi, ajo e demonstori në mënyrën më të mirë të mundshme në një përgjigje ndaj një gazetareje, ku tregoi nga jeta private që rrobat nuk i lanë vetë ajo, por i shoqi i saj, madje as nuk e di nësë makina e saj e larjës së rrobave është “smart”./Ballkani.info/
Më poshtë:

“T’ju them të drejtën…”
Për jetën private të kancelares gjermane Angela Merkel dihet shumë pak në opinionin publik.

Merkel dhe burri i saj Joachim Sauer nuk e shpalosin jetën e tyre në media sociale, s’ka selfie, s’ka fotografi nga darkat private, nga pistat e skijimit apo bjeshkët, ku Merkel dhe Sauer zakonisht kalojnë pushimet.

Por javën që shkoi opinioni gjerman papritmas mësoi diçka nga jeta private e kancelares.

Në samitin e qeverisë mbi zhvillimet digjitale, një pjesëmarrës e pyeti kancelaren Merkel nëse ajo ka një lavatriçe smart (të mençur), pra një makinë rrobalarëse, e cila ruan e mbron ambientin. Merkel tundi kokën dhe u përgjigj: “T’ju them të drejtën nuk e di, sepse rrobat i lanë burri im”.