Kodra që e ka veriun në “pëllëmbë të dorës” i jepet FSK-së, që të ndërtohet bazë ushtarake

LAJME


FSK-ja tani do ta ketë në dorë një prej kodrave më të larta në Rajonin e Veriut, që ka pamje mbi 4 komuna dhe dhjetëra fshatra.

Kodra që ka marrë emrin nga fshati ku gjendet, “Kodra e Cërrnushës”, do t’i jepet sot FSK-së përmes vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës.
Siç është mësuar, aty do të ndërtohet një kamp i madh ushhtarak, ku pritet të vendosen edhe njësite të ushtrive amerikane dhe të shteteve të tjera që janë pjesë e NATO-s.
Dhënien e kësaj toke e ka konfirmuar kryetari Agim Bahtiri, i cili proceduar këtë çështje në Kuvendin Komunal me arsyettimin se kjo çështje është në strattegjinë e mbrojtjes së Kosovës.

E një konfirmim për këtë çështje veçse e ka dhënë Komuna, pasi ka kaluar në Komitetin për Politikë dhe Financa para dy ditësh dhe është vendosur të pr0cedohet në seancë.

“Në Komitetin për Politikë dhe Financa ka kaluar pr0pozim-vendimi për dhënien e pr0nës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim për Ministrinë e Mbrotjes për nevoja të FSK-së, i cili tash këtë të premte do të del për miratim përfundimtar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. Kjo tokë k0munale në fshatin Cërrnushë do të shfrytëzohet nga FSK-ja për ndërtimin e një baze ushtarake në parceIën prej 191 hektarësh”, ka thënë Bahtiri.

Duhet theksuar se Kodra e Cërrnushës është e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, qyteti i Mitrovicës së Veriut, Zvecani si dhe një pjesë e Zubin Potokut.