Kosova me Automjete luftarake Humvee dhe Autoblinda: Serbia kundërpërgjigjet me kërcënim prezanton Armatimin e tyre Ushtarak

LAJME


“Ushtria e Serbisë intensi visht po përgatitet dhe amratoset, pasi që gjithmonë duhet të jetë e gatshme të mbrojë çdo pjesë të territorit tonë, por edhe serbët pa marrë parasysh se ku jetojnë”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Vulin këto deklarata kcërcënuese për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit, i ka bërë gjatë prezantimit të amratimit dhe pajisjeve të reja për ushtrinë e Serbisë.

Prezantimi i amratimit dhe pajisjeve të reja të ushtrisë serbe është bërë në institutin ushtarako-teknik dhe në praninë e shefit të shtabit të ushtrisë, gjeneralit Milan Mojsiloviq, transmeton Ballkani.info.

Nga amratimi i ri që është prezantuar janë automjetet lutfarake dhe sistemet “oganj”, “millosh”, raketet “frenki”, sistemi artilerik “nora”, automjetet “bovkiv” dhe “lazar”.

Po ashtu është prezantuar edhe programi i armatimit “1.500 plus”, stacioni universal artilerik “UPARS”, stacione të ndryshme radari, si dhe pajisjet mbrojtëse balistike T-18,

Të kujtojmë se Serbia është vënë në aksion që nga themelimi i Ushtrisë së Kosovës. Edhe më parë janë bërë prezantime të armatimit dhe automjeteve luftarake.

Kosova tashmë ka marrë kontigjentin e parë të automjeteve luftarake “Humvee” nga SHBA-ja, ndërsa së shpejti priten edhe ardhje tjera të autoblindave “MRAP” dhe armatimit të sofistikuar amerikan. /Ballkani.info/