Kryediplomati rus: “Ideja për Shqipërinë e Madhe, është një lojë e rrezikshme!”

LAJME


Shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, ka hedhur poshtë mundësinë e n dryshimit të kufijve në territorin e ish-Jugosllavisë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve me homologun e tij serb Nikola Selakoviq, Lavrov ka thënë se ideja e krijimit të “Shqipërisë së Madhe” si një formë e zgjidhjes së problemit të Kosovës, si dhe deklarata e kryeministrit slloven Janez Jansha se p rishja e Jugosllavisë ende nuk ka përfunduar, ishin “të papranueshme, shumë të d ëmshme dhe p rovokuese”.

“Bisedimet për një Shqipëri të madhe nuk u shfaqën sot, ne gjithmonë u kemi bërë thirrje partnerëve nga BE dhe NATO të presin plane të tilla dhe të mos lejojnë që retorika të tilla të shtyhen perpara”, tha Lavrov.