Kryeministri shqiptar, Rama, jep deklaratën e madhe: Soros është fantastik, një personazh i jashtëzakonshëm

LAJME


Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien e tij me George Sorros, të cilin e ka cilësuar si një personazh të jashtëzakonshëm dhe u shpreh se ka një raport fantastik me të.

“Unë Sorrosin e kam njohur në vitet ’90. Më kanë futur në bordin e fondacionit të tij dhe kemi shkuar tek Ismail Kadareja, Aleko Minga, Brikena Çabej në mos gabohem.

Dhe kemi shkuar në Budapest. Aty e kam njohur. Kam një raport fantastik me të. Gjithmonë kam patur një raport fantastik. S’ka lidhje me k0nspircaionet. Është një personazh i jashtëzakonshëm, përmbysi botën me atë goditjen që i bëri bursave.

Në momentin që u bë i pasur, pasurinë e vet e vuri në shërbim të idesë së vet dhe është njeri që ka investuar pa fund për të ndihmuar shoqërinë e hapur. Tashmë takohemi rrallë, u shpreh Rama.