Kryeparlametari shqiptar në Maqedoni ‘godet’ deputetin maqedonas: “Ulu aty dhe mos ndërhy!”

LAJME


Atmosferë tensi0nuese pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk i vendosi në rend të ditësinterpelancat e iniciuara nga opozita për ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe zëvendëskryeministrin Lupço Nikollovski. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sqaroi se dy interpelancat kanë qenë në rendin e ditës në seancën e 36 kur u votuan ligjet e pakos së pestë ekonomike dhe me pajtimin e opozitës ato ishin hequr nga rendi i ditës.

“Ju kërkuat të hiqen nga senaca e 36 dhe tani nuk mund ta ktheni. Ju mund të dorëzoni iniciativa të reja, ajo nuk është kontestuese, por nuk do ta vendos në votim pr0pozimin. Kjo është në k undërshtim me rregulloren. Nuk do ta vendos”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski në konferencë për media tha se shumica parlamentare me q ëllim po e heq nga rendi i ditës interpelancën për të mos d iskutuar për d ështimet në këto dy dikastere.

“Është e nevojshme që sa më shpejtë që është e mundur të hapet seancë për përgjegjësi pikërisht për këta ministra që janë përgjegjës për këto dy ministri. Por kryetari i parlamentit Talat Xhaferi në k undërshtim me rregulloren, bënte që të ndalohet seancë për interpelancë në rend dite. Shumica parlamentare bënë çmos që të mos mbahet seanca për interpelancë. Kjo sjellje është e papërgjegjshme”, potencoi Nikolla Micevski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkaq deputeti i LSDM-së Jovan Mitrevski tha se nuk ikin nga d ebati për interpelancë, por se 0pozita nuk ka vepruar sipas rregullores së Kuvendit.

“Le të d0rëzojnë sërish interpelancë ashtu siç është e paraparë me rregulloren dhe sigurisht që do të vendosen në rend të ditës dhe për ato do të diskutojmë në ditën kur ata do ta caktojnë. Kam thënë publikisht dhe në foltoren e Kuvendit le të caktojnë një ditë dhe do të flasim për interpelancë”, deklaroi Jovan Mitrevski – deputet i LSDM-së.

Ndryshe, e fundit në rend dite në seancën e filluar sot është interpelanca për ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski.