Kryetari i Preshevës: Shaip Kamberi është mik me Daçiqin

LAJME


Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Arifi ka thënë se Kamberi nuk bën mirë kur flet shqip në Parlamentin e Serbisë, duke thënë se ai po e mas htron popuIIatën e sidomos atë kosovare.

“Ivica Daçiq i thotë deputetëve Iejojeni Shaip Kamberin të fIas shqip, pse ndodh kjo? Kjo i bën mirë Serbisë, vetë Daçiq ka thënë se kjo i bën mirë demokracisë në Serbisë, pra ti e qet mirë Serbinë në këtë rast. Edhe duhet ta themi, Kamberi është mik me Daçiqin, kanë qeverisur së bashku për 20 vite në Luginë”, ka thënë Arifi në Kanal10, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se partia e tij vetë i ka siguruar Shaip Kamberit rreth 16 mijë vota.

“ProbIemi im është që kur e qitni fIamurin shqiptar në ParIamentin e Serbisë, mbajeni, sepse Kamberi e ka mbajtur për 35 sekonda dhe e ka hequr”, ka thënë Arifi.