Kundërshtarët e teorisë së autoktonisë së shqiptrëve dhe të prejardhjes së tyre Ilir

LAJME


Nga fundi i shekullit XIX, disa gjuhëtarë, njohës të mirë të gjuhëve të vjetra ballkanike, nisën të theksojnë se gjuha shqipe nuk është zhvilluar nga ilirishtja, por nga trakishtja dhe sipas kësaj, as shqiptarët nuk mund të konsiderohen pasardhës të ilirëve, por të trakasve. Përfaqsues kryesorë të kësaj teorie, në fillim, ishin filologët e njohur K. Pauli (1891) dhe H. Hirti (1898), e pas tyre edhe shumë të tjerë. Sipas kësaj teorie, gjuha shqipe nuk ka mundur të zhvillohet në zonën në të cilën ajo flitet sot, por në brendësi të Ballkanit, në zonën në të cilën, në kohën antike, jetonin trakasit dhe prej saj del se shqiptarët nga këto treva janë vendosur në trojet ku jetojnë sot.
Për mendimet e këtilla si argument sillen ngjashmëritë ndërmjet gjuhës rumune e shqipe.

Nëse është e vërtetë kjo që, sipas kësaj teorie dëshirohet të argumentohet si e tillë, shtrohet pyetja: kur shqiptarët nga brendia e Ballkanit u shpërngulën kah perëndimi? Sipas të parëve (V.Parvan) kjo ngjau ne shekullin e III ose të IV të erës sonë, pra që në kohën e mbretërisë romake, ndërkaq sipas të dytëve, u vendosën në kohën e dyndjeve të popujve në mesjetën e hershme (K. Juriçeku) dhe sipas të tretëve mendohet se tek kjo dyndje gjithsesi arrihet pas vendosjes së sllavëve në këto anë (A.M. Selishçev, J. Popoviq), ndonjë prapë beson se shqiptarët atje kanë mundur të paraqiten në kohën turke (F. Kordinjano).

Megjithate, teoria trakase nuk është e vetmja me të cilën përpiqet të pengohet autoktonia e shqiptarëve dhe prejardhja e tyre ilire. Linguisti bullgar Vlladimir Georgiev gjeti ngjashmëri ndërmjet gjihës shqipe dhe asaj dako-mizike andaj përfundon se shqiptarët janë shpëngulur nga vendbanimet e Dacisë antike. Të tjerët prapë, gjithnjë duke u nisur nga studimet gjuhësore, arrijnë në përfundimin se shqiptarët rrjedhin nga simbioza gjuhësore iliro-trakase, sipas kësaj edhe i simbiozës etnike (N. Jokli), të tjerët tek shqiptarët shohin pasardhësit e trakasve të ilirizuar etj.